TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se nesër (25 tetor ) do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit të OSHEE-s, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 25 tetor gjatë intervalit kohor 11:00-13:00 do të kryhen punime në NST Traktora.

“Pa energji pjesërisht do të mbeten këto zona në Tiranë: Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand),“Kodra e Kokonozëve”, rruga “Pasho Hysi’, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farkë Zona rreth “Qytetit Studenti”, Zona pranë ish-Uzinës Traktori, Shkozë”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.