Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Irritoi kolegët me foton e Enverit, reagon deputeti: Pse kush e drejtoi luftën, gjyshja juaj? Distancohet PS: I përdorën telefonin, do marrim masa

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka reaguar pas urimit që bëri një ditë më parë në grupin e “Whatsapp-it” në Komisionin e Sigurisë, ku krahas flamurit shqiptar për 28 Nëntorin, kishte të stampuar një figurë të Enver Hoxhes për 29 Nēntorin.

“I përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontribute, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr luftën.

Enver Hoxha në 1944

Po të jetë se ka një person që pretendon se gjyshja apo gjyshi i tyre ka udhëhequr këtë luftë të shprehet. Historianët janë aty, letrat janë aty. Në atë komision ka nipër të Isa Toskës. Unë nuk e harroj historinë nga ku kemi ardhur ne sot”, tha Çela.

Por kreu i deputeteve socialiste Taulant Balla ka mendim tjeter. Balla ka shtuar se rasti në fjalë po verifikohet dhe do të merret masë disiplinore ndaj deputetit.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime.

Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.

LEXO EDHE: Deputeti uron kolegët për festat e Nëntorit me një foto të Enverit, skandalizohen me të drejtë ata që e kanë bërë lule Shqipërinë këto 30 vjet

o.j/dita