Albania

ISLAMABAD – Vdes Abdul Khan, ”babai” i bombës atomike pakistaneze

ISLAMABAD, 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Abdul Qadeer Khan, ”babai” i bombës atomike pakistaneze, vdiq në Islamabad, në moshën 85-vjeçare, nga Covid-19, tha sot transmetuesi televiziv shtetëror pakistanez, PTV.

Khan ndërroi jetë pasi u transportua në spital për shkak të problemeve të mushkërive.

Shkencëtari u konsiderua një hero kombëtar për shndërrimin e vendit të tij në fuqinë e parë bërthamore në botën islame, por në Perëndim ai u pa si një renegat i rrezikshëm përgjegjës për kontrabandën e teknologjisë në shtete të tjera.

Khan vdiq në spitalin KRL të Islamabadit.

Shkencëtari ishte pranuar në të njëjtin spital gushtin e kaluar dhe ishte larguar disa javë më parë, por ishte shtruar përsëri në spital pas një përkeqësimi të gjendjes së tij.

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi deklaroi se ishte “i trishtuar thellë kur mësoi për vdekjen e  Abdul Qadeer Khan, të cilin e kishte njohur personalisht që nga viti 1982”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time