Albania

ITALI – Masa ekstreme sigurie për samitin e G20-s

ROMË, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti italian do të forcojë në mënyrë ekstreme sigurinë për një samit dyditor të udhëheqësve të G20-s që zhvillohet në fund të muajit, deklaroi Ministria e Brendshme italiane.

Pesëqind ushtarë të tjerë do të vendosen në Romë, ndërsa më 30 dhe 31 tetor mbikëqyrja e hapësirës ajrore të qytetit dhe e objektivave të ndjeshme gjithashtu do të intensifikohen.

Policia gjithashtu do të rrisë monitorimin e disa faqeve të internetit dhe medieve sociale.

Gazeta ”La Repubblica” shkroi se Roma do të ishte e blinduar dhe se do të kishte një zonë të madhe të ndaluar rreth vendit të zhvillimit të samitit.

Të shtunën e kaluar një demonstratë kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin u përshkallëzua në dhunë.

Protestuesit u përleshën me policinë dhe disa sulmuan selinë e konfederatës sindikale CGIL.

Midis tyre ishin mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë ”Forza Nuova”, ku disa persona mbetën të plagosur./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions