Albania

IZRAEL – Merkel: Evropa të përcaktojë qartë interesat e saj të sigurisë

JERUZALEM, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Evropa duhet të përcaktojë më qartë interesat e saj të sigurisë, pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani.

“Amerika nuk është më e përgatitur pa kushte për të marrë një rol udhëheqës kudo në botë”, tha Merkel gjatë një diskutimi me përfaqësuesit e Institutit Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare (INSS) në Jeruzalem.

Merkel, e cila do të largohet nga detyra kur të formohet një koalicion i ri gjerman, po bën një vizitë lamtumire në Izrael.

Ajo mbërriti dje dhe u takua me kryeministrin Naftali Bennett, ku theksoi përgjegjësinë e qeverive të ardhshme gjermane për sigurinë e Izraelit dhe për një luftë të vendosur kundër antisemitizmit.

Duke folur para nisjes së saj, sot, Merkel theksoi “interesat e përbashkëta të sigurisë mes Evropës dhe Izraelit”.

Në përpjekjet për të frenuar programin bërthamor të Iranit, Merkel tha se bisedimet aktualisht ishin “në një fazë kritike”.

Ajo theksoi se ”zhvillimi i armëve bërthamore nga Teherani duhej parandaluar me çdo kusht”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches