Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Java nis me ulje temperaturash, ja si do jetë moti

Moti do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit. Reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten. Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë, duke u luhatur nga 1 gradë celcius në 18 gradë celciues. Valëzimi i dete i forcës 3 deri 4 ballë.