“Je një kokërr legeni!” Duka, mesazh në vargje Taulant Ballës: “Çfarë socialistësh jeni ju, që nga Enveri iu futen drithmat, Ahmet Zogun e keni xhan!?”

Qenka Taulanti,

shumë i shqetësuar,

fotua e Enverit,

e ka përvëluar!

Pse mor qerrata,

që dridhesh si ngjalë,

kur del Ahmet Zogu,

nuk thua një fjalë!

Dita që festoni,

shoku Taulant,

Enver Hoxhën vetë,

kishte Komandant!

E kjo ditë e madhe,

shoqe edhe shokë,

s’mund të jetë pa emër,

s’mund të jetë pa kokë!

Si nuk kini turp,

more socialistë,

ishin kreu i luftës,

shokët komunistë!

Nuk qe Lumo Skëndua,

as leshi as mbreti,

që në Epope,

i gdhëndi Shefqeti!

Këto gjëra janë,

ndarë si me thikë,

po ju-o legena,

nga kush kini frikë?!

Enveri larguar,

s’është nga ditët tona,

dhe gurët e rrugës,

e duan akoma!

Nga kush kini frikë,

o kokrra legeni,

ju kujtohet vallë,

ju Avni Rustemi?!

Këtë Hero Kombi,

bir të Vegjëlisë,

e vrau Ahmeti,

simbol i tradhëtisë!

Të pyes sërish,

o Taulant nuri,

se nga kush u vra,

hero Bajram Curri?!

Gjaku i heronjve,

të gjithë luftën skuqi,

nga kush u vra vallë,

Luigj Gurakuqi?!

Vrasësit po dihen,

janë në një listë,

ose janë zogistë,

ose janë ballistë!

Po ju o qyqarë,

bëni dhe shaka,

monumentin Zogu,

në qendër e ka!

Ndërsa Enver Hoxha,

more bukë shkalë,

ju tremb me një foto,

thjeshtë në celular!

Na thotë Taulantua,

do verifikohet,

pastaj Bujar Çela,

rëndë do dënohet?!

Në PD-ë flamurin,

mban Enkelejd ziu,

nipi më i denjë,

i kriminel Kadriut!

A.DUKA