Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Juventus dhe Inter takohen sonte, detaje nga derbi i madh

Juve e Interi presin fitore sonte.

“Bianconeri” do ta presin ekipin e papërshtatshëm – Sassuolo, “Nerazzurri” e vizitojnë Empolin në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A

Serie A vazhdon sonte me ndeshjet tjera të xhiros së 10-të.
Juventusi do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi derisa i bën konak Sassuolos.

Megjithatë, Gjelbër e Zinjtë janë ekip mjaft i papërshtatshëm që mund të të dënojë në çdo moment.

Sidoqoftë, Juve ka nevojë për pikë për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të kampionit.

Ndërsa, sonte luan edhe Interi, i cili e viziton Empolin.

“Nerazzurri” shihen si favoritë për të fituar pasi nuk kanë opsion tjetër.

Kampioni aktual ka mbetur 10 pikë prapa liderit, Milan, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Empoli, nga ana e tij, do të ishte i kënaqur nëse e mban një pikë në shtëpi.

Edhe sfida tjetër e sontme në mes të Lazios dhe Fiorentinës pritet të jetë mjaft interesante