Albania

Kacifas/ Ministri Dendias urdhëron ambasadën në Tiranë: Ndiqni hap pas hapi procesin

Gjykata e Gjirokastrës përmes një vendimi dje nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës por ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Lidhur me këtë zhvillim kanë shkruar dje edhe mediat më të rëndësishme të vendit fqinj.

‘Protothema’ shkruan se rasti Katsifa po monitorohet nga afër nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës Greke në Tiranë , me urdhër të ministrit Nikos Dendias .

Familja e 35-vjeçarit kërkon mbështetjen e Greqisë për të mos mbuluar rastin, pasi viktima ishte gjithashtu një shtetas grek dhe sipas tyre humbi jetën duke mbrojtur të drejtën për të ngritur flamurin grek.

‘Protothema’ ka publikuar gjithashtu prononcimin e njërit prej familjarëve të Katsifas, i cili akuzon autoritetet se që nga viti i kaluar janë përpjekur për ta bërë të duket si vetëvrasje.

“Ata nuk mund ta bëjnë atë ose ta vërtetojnë atë. Më 12/4/2021 Prokurori i Gjirokastrës foli për vetëvrasje, as familja as kryetari i gjykatës nuk e pranuan atë. Që në momentin e parë kërkojmë publikimin e videos së RENEA-s. Dhe nëse një në një milion shqiptarë kanë të drejtë, ne do të kërkojmë falje. Por duhet të bëjnë publike. Nuk është e mundur të kryesh vetëvrasje me dy plumba në zemër. Është vrasje. Ai as vrapoi as nuk u largua, ishte i paarmatosur. Ai u vra nga dhjetë metra larg. Nuk ka krim më të rëndë se ky “, ka deklaruar Vangelis Sakellarakis , dhëndri i Konstantinos Katsifas.

Tre vite pas vrasjes së Kostandinos Kacifas, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Por Gjykata e Gjirokastrës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

O.J/DITA

Football news:

Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi
The head of the Italian Football Federation about Ronaldo in Juve: Good for our football, but for the club it was not a positive transfer
Samuel Umtiti: I love Barca, I want to succeed here. I can't imagine myself in another club