Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kalimi i paligjshëm i kufirit, arrestohen 4 shtetas

TIRANË 25 tetor /ATSH-I.Vata/ Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, finalizuan operacionin policor i koduar “Pritësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Si rezultat i këtij aksioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetas si dhe u procedua penalisht 1 tjetër.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pritësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H., shtetas gjerman, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”;A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, bëhet e ditur se këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.