Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kaskada e Drinit, KESH: Rezerva energjetike në kuotën 443.4 GWh

TIRANË, 18 tetor  /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e lumit Drin janë në nivelin 110 m3/s, ndërsa rezerva energjetike është në kuotën 443.4 GWh.

KESH informon se nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 267.66 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); Hec Koman 172.81 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 73.67 mmnd (kuota max. 76 mund).

Sa i përket prodhimit ditor në të tre Hec-et, KESH informon se në Hecin e Fierzës është 3660 MWh, në Hecin e Komanit, 3470 MWh dhe në Hecin e Vaut të Dejës, 1100 MWh.

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.