TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, priti sot në një takim ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krica.

“U takova me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca për të diskutuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në këtë sektor të rëndësishëm”, u shpreh ambasadorja Kim.

“Ramë dakord që të shqyrtojmë mundësitë për rritur tregtinë dhe investimet, të nxjerrim në pah produktet bujqësore shqiptare dhe të mbështesim turizmin në zonat rurale”, deklaroi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila vuri në dukje se 70% e sherbelës së importuar në Shtetet e Bashkuara vjen nga Shqipëria. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.