Albania

Kim Mehmeti: Nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është duke u bërë edhe më keq seç jemi ne!

Nga Kim Mehmeti

E dëgjuat Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, se si aksionin e policisë së Kosovës kundër krimit në Mitrovicë e ka shpallur të papranueshëm ngaqë qenka i ‘njëanshëm dhe i pakoordinuar’?!

Sipas kësaj logjike del se nëse banditët serb hynë në ndonjë bankë të Mitrovicës që ta plaçkitin atë, atëherë policia e Kosovës duhet të kërkojë pëlqimin e Beogradit dhe Brukselit që të intervenojë e t’i burgosë hajdutët?!

Tani ecë e mos dysho se mos vallë Brukseli tallet me Kosovën, apo mbase ka nisë atë ta vëzhgojë me syzat serbe: si vend të banuar e të drejtuar nga njerëz që nuk dinë të ndërtojnë shtet. Madje ke përshtypjen se burokracisë së Brukselit i është mbushur mendja se të gjithë të mbeturit jashtë klubit të tyre, janë të pavlerë e mendjelehtë, se janë pjesëtarë të fiseve që dinë si të vdesin, por jo edhe si të jetojnë!

Sido që të jetë, të gjithëve duhet thënë se ne kemi nevojë për miq e dashamirë, por kjo nuk na bënë të harrojmë se nuk je i vdekur vetëm kur të vrasin e kur jep shpirt, por edhe kur padrejtësisht të përbuzin dhe të poshtërojnë!

Siç duhet thënë se ne nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është katandisur rrugës që të bëhet edhe më keq seç jemi të gjithë ne. E me çka gjithnjë e më qartë shihet se Ballkani është fytyra e pagrimuar e Evropës. (Kim Mehmeti)

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions