Albania

Kim: Zbatim i reformës në drejtësi, qytetarët dhe investuesit të mbështeten në gjykata të pastra

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Zv. Kryeministrin, Arben Ahmetaj.

“U takova me zv. Kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Nënvizova gjithashtu se SHBA-të janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar”, u shpreh Kim në një reagim.

“Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur”, tha Kim.

“Ne biseduam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore; zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Taskforca për Veprim Financiar (FATF)”, tha Kim.

“30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA-të do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”, theksoi Kim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pochettino on Tuchel's words about PSG: Education and respect are embedded in my culture. I will not share my opinion about his feelings
The prodigy from Denmark was wanted by all the top clubs, but his fate is a tragedy. He finished his career at 19 (after Ajax and Chelsea), and died at 32
Good luck in the future. Hugs, mister. Pique, Pedri and Busquets said goodbye to Koeman
Messi has a muscle injury. Tomorrow it will be known whether he will play with Lille
Mauricio Pochettino: I had problems when I said Messi should take the Golden Ball. Neymar and Mbappe asked why they didn't
Koeman was fired on the plane when Barcelona was flying home after the match with Rayo
A homophobic tweet was published on behalf of Shomurodov. Roma stated that the account is fake