Albania

“Kjo krizë korrupsioni i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE”, PD i përgjigjet qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Grupit Parlamentar Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia  faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën flet çdo ditë. Sipas tij kjo është një krizë korrupsioni që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Në përgjigje të deklaratave të ministrit Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Agalliu tha se asnjë nuk përmendi se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh. Ai shprehet se është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU

Përshendetje të nderuar qytetarë!

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

Ju faleminderit!

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions