Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Kjo letër më preku”, Von der Leyen publikon letrën e 15-vjeçares nga Kurbini

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen publikoi e një vajze 15-vjeçare nga Kurbini, e cila e falenderon për rindërtimin e shkollës së saj, e cila u shemb dy vite më parë nga tërmeti.

15-vjeçarja nga Kurbini i ka dërguar letër Presidentes së KE duke e falënderuar atë shkollën e rindërtuar “Cub Çapani” në Kurbin me fondet e BE.

Shkolla ishte shkatërruar nga tërmeti dhe u rindërtua nga fondet e BE, ndërsa Erjona, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur dhe emocionale jo vetëm për të shprehur falënderimet e saj, por edhe për të treguar ato që përjetoi gjatë tërmetit të dy viteve më parë.

Në postimin në Intagram, Von der Leyen shkruan: Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth. 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik”.

Zyrtarja e lartë e BE-së shkruan në llogarinë e saj në “Instagram” se “letra e Erjolës (vajza që i ka dërguar letër mirënjohjeje) e ka prekur shumë, pasi nuk është thjesht një shprehje personale e përvojës, por është dhe një kujtim i fuqishëm i të mirave që mund të arrijnë qytetarët europianë kur punojnë së bashku”.

Von der Leyen theksoi kontributin e madh që Bashkimi Europian jep për vendet e Ballkanit në rindërtimin e infrastrukturës dhe në veçanti për Shqipërinë, e cila pësoi dëme të mëdha njerëzore dhe materiale nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit 2019.

j.l./ dita