Albania

KLSH: Mijëra kilogramë ushqime të skaduara në tregje, vaji bimor është shitur në vend të gjalpit. AKU ka pasur dijeni, por nuk ka ndërhyrë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se në tregjet shqiptare dyshohet se janë shitur ushqime jashtë standartit për të cilat Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pasur dijeni, por nuk ka ndërhyrë.

Burime të KLSH-së, shprehen se në raportin e fundit që pritet të bëhet publik shumë shpejt, thuhet se inspektorët e AKU-së nuk kanë vepruar dhe mallrat ose nuk janë tërhequr fare nga tregu, ose nuk dihet se çfarë është bërë me to. Në auditimin e KLSH gjatë periudhës 2018-2020, thuhet se 20,525 kg yndyrë vegjetale është shitur në treg si gjalp.

Ndërkohë që ishte parashikuar tërheqja e mallit nga tregu, KLSH ka konstatuar se nuk ka pasur informacion se çfarë është bërë me këtë sasi.

Në dokument thuhet, se mbi 9 mijë kg produkte të ndryshme dhe 4,242 litra vaj janë shitur, por analizat laboratorike të kryera më pas kanë treguar se produktet kanë qenë jashtë standardit dhe se asnjë nga to nuk u tërhoq nga tregu.

Ndërkohë, në mbi 10 raste është konstatuar se produkti i mishit, i cili është konfiskuar gjatë inspektimit të subjekteve, të cilat kanë qenë në shkelje të ligjit nga inspektorët, është dërguar në ambientet e subjekteve private në një kohë që këto subjekte janë vetë objekt inspektimi nga Drejtoria Rajonale Autoritetit Kombëtarë Ushqimor në Tiranë.

o.j/dita

Football news:

Pedri will miss at least 3 more weeks due to injury. He can return after a break for the national team matches
Zidane will not lead Manchester United, even if he receives an offer. He wants to take a break from work
Barcelona and Boca Juniors will hold a match in honor of Maradona on December 14 in Riyadh
Messi leads the ranking of contenders for the Golden Ball according to version {0} . Lewandowski - 2nd, Benzema - 5th, Ronaldo - 9th
Some Manchester United players do not believe that Sulscher's staff will cope with the crisis and improve the club's position in the Premier League
Holand may not play until the end of the year due to a hip injury
Henri on PSG: Messi is cut off from the team and doesn't get the ball that often. Leo takes little part in the attacks