Albania

Kodheli rizgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli u rizgjodh zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në Lisbonë u zhvillua, në datat 8-11 tetor, sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, takim gjatë të cilit, Mimi Kodheli u rizgjodh në mënyrë unanime zëvendëspresidente e kësaj Asambleje.

Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga raporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze.

Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në të cilën ishin të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan,  Nancy Pelosi, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Presidenti portugez si dhe Dr. Karen Donfrey, Ndihmës/sekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë në Departamentit e Shtetit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosiu u shpall fituese e çmimit “Women for Peace and Security 2021”, një çmim i dhënë për herë të parë nga Asambleja. Gjatë fjalimit të saj si e ftuar speciale e këtij sesioni në Lisbonë, Pelosi tha se, prioritizimi i edukimit të grave mbetet një prej shtyllave drejtuese të punës së saj të përditshme. Ajo përfundoi duke thënë se SHBA beson se gratë mund t’ia dalin dhe prandaj SHBA ja del.

Diskutimet e këtij sesioni u përqendruan në tema si Afganistani, Koncepti Strategjik i NATO 2030, situata post elektorale në Rusi si dhe situata  në Lindjen e Mesme. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Koeman will not be fired because of the defeat by Real Madrid. The future of the Barca coach depends on the matches with Rayo, Alaves and Dynamo Kiev
Real Madrid are masters of adaptations (and Modric is their king). Barcelona are hostages of Koeman's ideas (well, enough canopies already!)
Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0
Klopp won the 200th match in charge of Liverpool - the fastest in the history of the club