Albania

Komisionet hetimore, Balla: Çështja “Beccheti” bie ndesh me Kushtetutën

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot pas mbledhjes së grupit të PS-së se ngritja e komisionit hetimor për çështjen “Beccheti” bie ndesh me Kushtetutën.

Në një prononcim për mediet, Balla tha se lidhur me ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare nga PD kanë ardhur tre kërkesa.

“Njëra prej kërkesave, natyrshëm, bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka sqaruar për qasjet në raport me kërkesat për ngritjen e Komisionit Hetimor. Është e vërtetë që pakica ka të drejtë që të ngrihet Komisioni Hetimor, dhe nuk vihet në dyshim ngritja e Komisionit Hetimor. Por kur kërkesa bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe mendoj që kjo kërkesë bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë, në raport me disa procese ligjore, gjyqësore që po zhvillon Shqipëria”, tha Balla.

“Shpresojë që dhe PD të kuptojë se në këtë fazë të proceseve gjyqësore të arbitrazhit apo në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut interesi më i madh që duhet të prevalojë është interesi i Shqipërisë. Pra unë nuk mendoj se PD mendon se ne mund t’i bëjmë shërbim një individi, sepse çështja në fjalë është individi përballë Shqipërisë”, tha ai.

Po ashtu Balla shtoi se, “Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë dhe një sugjerim i avokatit të shteti, i cili është përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë proces, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik apo ligjor në këtë çështje ne mund ta ngremë këtë komision në një moment të dytë”.

Sa i përket dy komisioneve të tjera Balla tha se, “mjafton të ketë disponibilitet nga grupi parlamentar i PD-së dhe besoj se jemi shumë pranë gjetjes së një formulimi , i cili në radhë të parë duhet të respektojë parimet e prezumimit të pafajësisë. Pra, në rast se PD pretendon se në zgjedhjet e 25 prillit ka pasur masakër zgjedhore, këtë nuk mund ta pranoj dhe unë. Pra, prezumimi i pafajësisë është parimi bazë mbi të cilin do të ndërtohet dhe duhet të formulohet qoftë emërtimi i komisionit. Sa i përket pastaj objektit të hetimit, besoj se objekti i hetimit pranohet siç është propozuar. Pra të hetohen të gjithë ato çështje që ka kërkuar PD”.

Balla shtoi se, Rezana Konomi është kandidatura që ka marrë shumicën e votave nga Partia Socialiste për t’u zgjedhur si anëtare e Autoritetit të Konkurrencës.

“Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Shalsi, ka bërë një propozim në mbledhjen e grupit për kandidaturën e dytë për Konomin, e cila sipas rekomandimit ose vlerësimit të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, plotësonte kushtet edhe për shkak të arsimimit edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme. Sepse kandidatura tjetër ishte një kandidaturë që nuk vinte nga fusha e jurisprudencës, apo ekonomisë dhe në këto kushte edhe në aspektin formal të eksperiencave të kandidaturës zonja i plotësonte vlerësimet dhe grupi parlamentar ka votuar me shumicë. Sepse kujtoj që ka pasur edhe votë kundër brenda grupit parlamentar lidhur me këtë kandidaturë. Në grupin tonë parlamentar gjithçka votohet dhe natyrshëm që ka dhe mendime alternative, kur bëhet fjalë për kandidatura”, tha Balla. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time