PRISHTINË, 30 nëntor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin bisedoi për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se kryeparlamentari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Weidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj Kosovës.

Ambasadori Weidinger, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm  partneritetin e ndërsjellë, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, për çka Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.