Albania

Konsultim me të rinjtë në Shkodër, Rama: Programe të veçanta intensive për kodimin

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilluan sot një konsultim publik me nxënësit e 5 gjimnazeve në Shkodër, lidhur me hartimin e strategjisë së re kombëtare për Rininë (2022-2029).

Konsultimi publik vjen në kuadër të një turi që do të zhvillohet në gjimnazet e gjithë Shqipërisë, dhe që synon të prodhojë në bashkëpunim me të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare.

Kryeministri Rama u shpreh se arsimi parauniversitar ka patur një progres jo të vogël krahasuar me nga jemi nisur. Por sipas kryeministrit, nëse krahasimin e bëjmë me të ardhmen e ambicien, boshllëku është ende i konsiderueshëm.

Kryeministri Rama u ndal te dixhitalizimi dhe te kushtet e të mësuarit të informatikës sot në shkolla, ku theksoi se laboratorët e informatikës nuk janë në nivelin e duhur.

“Nuk ju them asgjë të re po t’u them se mësimi i informatikës është mekanik dhe teorik. Edhe aty ku laboratorët janë të plotësuar me kompjuter, procesi i praktikës lë për të dëshiruar. Besoj shumë se një nga arsyet që ne kemi një boshllëk të rëndësishëm në ofertën e punës për të rinjtë sot është mungesa e dijes për të pasur punë të paguar më mirë“, tha kryeministri.

Sipas tij, mungesa e dijes nuk lidhet me dijet që jepen përmes lëndëve tradicionale apo shkallën e njohjes suaj, por lidhet me dijen që ofron vet sistemi ynë i shkollës dhe atë që sot është e ardhmja, bota e teknologjisë.

“Ne këtu duam të bëjmë një investim të konsiderueshëm, duke nisur nga viti i ardhshëm. E para për të fuqizuar sa më shpejt gjithë sistemin e mësimdhënies së teknologjisë për t’u bërë të mundur të rinjve të hyjnë më thellë se sa disa njohuri të marra mekanikisht.

Për kryeministrin Rama, këto dije hapin një perspektivë të jashtëzakonshme në raport me të ardhmen dhe punësimin, duke u dhënë të rinjve një pavarësi të madhe për shkak se tregu fizik i punës që është përreth [është i kufizuar, tregu i teknologjisë është i pakufishëm.

“Ti nuk ke nevojë të lëvizësh nga shtëpia, mjafton të kesh dijet për të hyrë në një treg që është i pakufishëm, që është tregu i gjithë botës, përmes kompjuterit, duke zotëruar disa ide specifike”, tha Rama.

Sipas tij, sot që flasim ky është një realitet që ekziston në Shqipëri.

“Ka plot vajza e djem që pa lëvizur nga shtëpia punojnë në një treg jashtë vendit dhe paguhen shumë mirë. Për këtë kanë disa dije ekstra. Ne duam të punojmë shumë në këtë drejtim, me programe të veçanta intensive të ofruara për të rinjtë në mosha relativisht të reja, për të marrë njohuri brenda një harku kohe, jo të gjatë krahasuar me kohën normale në të cilën merren këto njohuri. Ne kemi krijuar kanalet tona për të vënë në funksion, për t’i kaluar të rinjve njohuritë mbi gjuhën e kodimit dhe për të pasur sa më shumë kodues, sa më shumë vajza e djem që njohin gjuhën e kodimit, që është njëlloj si të njohësh një gjuhë të huaj për të komunikuar me një botë tjetër”, deklaroi Rama. vijon/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Manchester United believe that Conte is the best option available to replace Sulscher
Henri about Messi at PSG: This is Mbappe's team, they are looking for him with a pass. Now there can be only one conductor
Pedri will miss at least 3 more weeks due to injury. He can return after a break for the national team matches
Zidane will not lead Manchester United, even if he receives an offer. He wants to take a break from work
Barcelona and Boca Juniors will hold a match in honor of Maradona on December 14 in Riyadh
Messi leads the ranking of contenders for the Golden Ball according to version {0} . Lewandowski - 2nd, Benzema - 5th, Ronaldo - 9th
Some Manchester United players do not believe that Sulscher's staff will cope with the crisis and improve the club's position in the Premier League