Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kontrata PPP 1 euro, kush e merr portin turistik në Vlorë

Më 13 tetor Këshilli i Ministrave me anë të një vendimi, miratoi kontratën e qirasë 1 euro për ndërtimin e portit të ri turistik të Vlorës, kontratë kjo që u fitua nga bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd, “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k.

Porti turistik do të menaxhohet nga privati për 35 vite, njoftoi Ministria e Infrastrukturës. Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të bëhet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

“Dhënie e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe Bashkimit të Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366, si qiramarrës, për pronën e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr.8602, Bashkia Vlorë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, listës së pasurive dhe tekstit të projekt kontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi” thuhet në vendimin e qeverisë të firmosur në mbledhjen e të mërkurës.

Në VKM thuhet se të ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi sipas qeverisë janë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë dhe Bashkimi i Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366.

Me tej në VKM shpjegohet se e përcaktuar si sipërfaqe totale truall do të jetë 57.502.5 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 3829.85 m2.
Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia e përkohshme e objektit në ndërtimin dhe operimin e infrastrukturës “Pro turizmi”, duke investuar rreth 9,811,904,094 (nëntë miliard e tetëqind e njëmbëdhjetë milion e nëntëqind e katër mijë, e nëntëdhjetë e katër) lekë pa TVSH dhe duke punësuar minimalisht 100 punonjës.

Kjo kontratë është e vlefshme për një periudhë 20 (njëzet) vjet dhe hyn në fuqi me nënshkrimin e saj nga palët.

n.s. / dita