Albania

Korçë, toka me qira për fermerët nga Ministria për kultivimin e mollëve

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Molla është kultura kryesore drufrutore e Korçës, për shkak të kushteve të përshtatshme.

Fermerët e këtij rajoni po shtojnë investimet në zgjerimin e plantacioneve me mollë, madje ka nga ata që kanë marrë toka me qira nga Ministria e Bujqësisë dhe kanë krijuar ferma model të prodhimit intensiv.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bën të ditur se në qarkun e Korçës llogaritet një prodhim prej afro 120 mijë tonë.

Kultivarët kryesorë që kultivohen në këtë rajon janë, Golden 40%, Starking 35%, Fuji 8%, Granny Smith 7%, Idaret, 4% dhe Gala 4%.

Krifca tha se, “vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm teknologjia e kultivimit, duke kaluar, nga forma gjysmë intensive, në pemëtoret intensive, me trefishim të bimëve për njësi të sipërfaqes”.

“Vizitova parcela për të parë nga afër ecurinë e kësaj kulture në sezonin e vjeljes dhe dëgjova problematikat. Duhet të punojmë fort për hapjen e tregjeve të reja ndërkombëtare për këtë kulturë të rëndësishme për ekonominë e fermerëve korçarë”, u shpreh ministrja.

Ajo solli në vëmendje rastin e Ferdinatit, i cili ka marrë tokën me qira nga Ministria dhe ka krijuar një fermë model duke përdorur teknologji intensive për rendiment dhe rrjeta antibreshër për ruajtjen e produktit nga breshëri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions