PRISHTINË, 22 tetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në këtë 24 orësh asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me COVID-19.

Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.