PRISHTINË, 29 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShP), ka informuar se nga 1 mijë 265 testime, vetëm dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.