PRISHTINË, 11 tetor /ATSH/ Qytetarët vazhdojnë të përballen me koronavirus. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kanë njoftuar për katër raste të vdekjes dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19.

Institucionet shëndetësore e shtetërore bëjnë thirrje për vaksinim antikovid. E prej fillimit të procesit të vaksinimit deri më sot janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Ndërsa 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.