Albania

Kosovë, sekuestrohet arsenal armësh

PRISHTINË, 11 tetor/ATSH/ Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot Drejtoria Kundër Terrorizmit, pas hetimeve disamujore, ka kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore dhe pajisje tjera të ndryshme.

Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, i cili kishte rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme.

Po ashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprat penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi leads the ranking of contenders for the Golden Ball according to version {0} . Lewandowski - 2nd, Benzema - 5th, Ronaldo - 9th
Some Manchester United players do not believe that Sulscher's staff will cope with the crisis and improve the club's position in the Premier League
Holand may not play until the end of the year due to a hip injury
Henri on PSG: Messi is cut off from the team and doesn't get the ball that often. Leo takes little part in the attacks
Manchester United may dismiss Sulscher before the match with Tottenham (MEN)
The relationship between Manchester United and Solskjaer is like from a TV series. Ole hopes to fix everything, and the club is afraid of the next step
Barcelona is a team without legs and a head. Real Madrid would have scored 4 goals if they wanted to. Luis Suarez Miramontes on clasico