Albania

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin Genti Shala

TIRANË 11 tetor /ATSH-I.Vata/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot vendimin për Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.10.2021, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

Në konkluzionet përfundimtare Komisioneri Publik Dariel Sina, deklaroi se nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, rezultoi se si shkaku i ankimit që lidhej me një denoncim që pretendonte për pasuri të padeklaruar të subjektit, ashtu edhe shkaku i ankimit në lidhje me pretendimin për ekzistencën e një kontratën huaje të pa hetuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u provuan, duke kërkuar në përfundim lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti i rivlerësimit, në konkluzionet e tij deklaroi se nga provat e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit rezultoi se shkaqet e ankimit janë të pabazuara në ligj e prova, dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020.

Palët u shprehën edhe për një denoncim të depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në datën 04.10.2021, pasi trupa gjykuese kishte mbyllur hetimin gjyqësor të çështjes.

Trupa gjykuese, e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi sot lënien në fuqi me shumicë votash vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KPK ka konfirmuar në detyrë 04.08.2020 subjektin e rivlerësimit Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions