TIRANË 11 tetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Albert Kuliçi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

KPK, zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për seancë për subjektin e rivlerësimit Albert Kuliçi.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli, Olsi Komici pasi analizoj faktet dhe provat vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Albert Kuliçi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë Albert Kuliçi, iu nënshtrua Vetingut më 7 tetor 2021 për tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesionale.

Albert Kulici përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Vlorë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.