TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Klorinda Çela, gjyqtare  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni i Pavarur i kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Klorinda Çela.

Klorinda Çela, u përball me vetingun për tre kriteret e vlerësimi, atë të ligjshmërisë së pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional më 25 tetor 2021.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi shkarkimin nga detyra të Klorinda Çela, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj, Ken Dhima për shkak të problemeve me pasurinë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.