Albania

Kredia për sektorin e ndërtimit, 14 % e tepricës së kredisë së bizneseve

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Pesha e kredisë për ndërtim zë 14 % të tepricës së kredisë së bizneseve, dhe ka ruajtur nivele thuajse të pandryshuara nga ato të periudhave të mëparshme.

Në fund të gjysmës së parë të këtij viti, stoku i kredive të kolateralizuara me pasuri të paluajtshme shënoi rënie ndikuar nga ecuria e kredive të kolateralizuara në monedhë të huaj.

Brenda kësaj ndarjeje, 60 % e stokut mbahet nga sektori i individëve dhe pjesa tjetër nga

sektori i bizneseve.

Për sa i përket ofertës në këtë treg, kredia për ndërtim shënoi rritje në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe ndaj një viti më parë dhe numri i lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë tremujorit të parë të 2021 ishte më i lartë ndaj të njëjtës periudhë një vit më parë.

Agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme kanë raportuar çmime shitjeje më të larta ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Çmimet e banesave të llogaritura sipas Indeksit Fischer për shitjet e kryera gjatë periudhës, janë rritur me 0.5 % në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 6.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për shitjet e realizuara në zonën e Tiranës, që përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit, indeksi regjistroi një rritje prej 3.4 % ndaj periudhës paraardhëse dhe 5.8 % ndaj një viti më parë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Paul Merson: I don't see Sulscher as the coach of Manchester United in the long term, if Liverpool wins
Jose Mourinho: Does Mourinho want more players? Of course, like any coach. But Mourinho is not an asshole
Klopp on Firmino: The best attacking defender. It seems that he is not being praised enough
Richarlison: I want to motivate people to get vaccinated. In Brazil, many did not get a second vaccination
Laporta on Messi: He left 2 years earlier than planned. Sooner or later it had to happen
1:6 - the end of Mourinho's honeymoon in Roma, but his football can still work in Italy (definitely better than in the Premier League)
Ole Gunnar Sulscher: We are chasing Liverpool, they are great for 4 seasons. The next step is to be higher in the table