Albania

Kreu i OBSH në Shqipëri: Shqipëria, në rrugën e duhur për mbulesën vaksinale

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Gerald Rockenschaub deklaroi se vendi ynë është në rrugën e duhur për mbulesën vaksinale, ndërsa e theksoi të nevojshëm një rritje të komunikimit me personat që ende nuk e kanë bërë vaksinën antikovid.

“Jemi në rrugën e duhur për të rritur mbulesën e vaksinimit, po bëhet një punë shumë e mirë dhe falë punës së njësive të lëvizshme të vaksinimit, të cilat po shkojnë në zonat më të largëta dhe zonat rurale që e kanë të pamundur për të vajtur në pikat e vaksinimit. Gjithashtu duhet të shtojmë përpjekjet tona për të shtuar komunikimin sidomos pranë atyre personave të cilët hezitojnë të bëjnë vaksinën”, tha ai.

Për zyrtarin e OBSH-së, vaksina kineze Sinovak e cila po përdoret në Shqipëri ka ofruar një mbrojtje të mirë të popullatës.

“Vaksina Sinovac po ofron një mbrojtje shume të mirë për popullatën, kështu që është një vaksinë e mirë dhe e efektshme. Por çështja qëndron nëse vende të caktuara e pranojnë apo e njohin vaksinën Sinovac. Ne duhet të presim të shohim çfarë vendimi do të marrin vendet e tjera për njohjen e vaksinës. Vaksina Sinovac ka qenë në listën e vaksinave urgjente e miratuar prej OBSH”, tha Rockenschaub.

Ai foli edhe për saktësinë e shifrave zyrtare të të prekurve nga COVID.

“Patjetër që nuk është vetëm për Shqipërinë problem po për shumë vende që kanë patur një nënraportim të rasteve me COVID dhe rasteve të vdekjeve. Kjo për arsyen sepse persona të cilët kanë qenë të infektuar nuk kanë shkuar të vizitohen pranë mjekut të familjes apo mjekut specialist, kanë qëndruar në shtëpi dhe këto kanë mbetur raste të humbura. Sa i përket statistikave për vdekjet Instituti i Statistikave ka raportuar një normë të lartë të vdekshmërisë për vitin 2020 pikërisht prej COVID. Megjithatë duhen studime më të thelluara për të identifikuar pikërisht këto vdekje të shkaktuara prej pandemisë”, tha kreu i OBSH në Shqipëri./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%
Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts