Albania

Kriza energjetike, Çela: Nuk është krizë menaxhimi, por botërore

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi sot se ka një krizë energjetike në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

Çela, i ftuar në një studio televizive, hodhi poshtë akuzat se kriza erdhi për shkak të keqmenaxhimit. I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar padi në SPAK për tri tenderat e fundit të blerjes së energjisë, Çela u përgjigj se nuk ka koment.

“Unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania etj, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote”, tha ai.

Çela renditi disa fakorë që çuan në krizë botërore energjetike.

“Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që ezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte që nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rritja e tarifave, e çmimeve”, tha ai.

Sipas Çelës, kriza në vendin tonë është sepse kërkesa është më e madhe se oferta.

“Ne e prodhojmë energjinë hidro, por nuk do të thotë që nuk jemi importues energjie. Kemi një cikël prodhimi energjie. Nëse e marrim nga janari në dhjetor nuk të garantojnë 6-mujorin. Ne gjithmonë kemi importuar në periudha të ndryshme. Nga vjeshta dhe deri në rifillimin e reshjeve ne importojmë. Po të shohim sasitë e importit janë 1.3 terra mW. Kërkesa është më e madhe se oferta. Kur kërkesa është më e madhe se oferta ka krizë, krizë çmimi dhe disponibiliteti”, u shpreh Çela në një studio televizive. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi