Albania

Kriza energjetike, Duma: PD, gati kallëzimet për abuzimet

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Partia Demokratike i bëri thirrje mbrëmjen e së shtunës SPAK-ut të nisë urgjentisht hetimet në lidhje me tenderat e energjisë elektrike.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma deklaroi në një dalje për mediet se Partia Demokratike po bën gati kallëzimet për ato që i cilësoi “abuzimet monstruoze dhjetëramilionëshe të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare”.

“Prej ditësh Partia Demokratike ka provuar dhe qartësuar që nuk është çështje e krizës energjitike, por së pari e mbi të gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
Sot Rama e faktoi këtë. Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë. Ndërkohë që ajo që shiti në të vërtetë, është kopertura e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice”, u shpreh Duma.

“Deklamoi një plan për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësoj sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione. Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, janë ata që do do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë”, tha ajo.

“Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjësa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë”, tha Duma.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Miranchuk's agent about Alexey's playing time: Serie A is a tough championship. Gasperini's totalitarianism and conservatism also play a role
Koeman will not be fired because of the defeat by Real Madrid. The future of the Barca coach depends on the matches with Rayo, Alaves and Dynamo Kiev
Real Madrid are masters of adaptations (and Modric is their king). Barcelona are hostages of Koeman's ideas (well, enough canopies already!)
Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0