Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kryetarja e Kuvendit uron 28 Nëntorin: Nderim e lavdi Ismail Qemalit dhe Patriotëve të Pavarësisë

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron të gjithë shqiptarët:

Sot është 28 Nëntor, përvjetori i 109 i ngritjes së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë!

Me emocione e respekt të thellë, mora pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe vendosa një kurorë në Monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Nderim e lavdi Ismail Qemalit dhe  Patriotëve të Pavarësisë!

Motra e vëllezër shqiptarë, kudo ku ndodheni, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë: Gezuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë!”

j.l./ dita