TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese, restauruese në Urën e Niçës, në fshatin Niçë, Pogradec.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila theksoi se kjo urë është një tjetër monument kulture i shpëtuar.

“Ura e Niçës është një monument kulture i kategorisë I, punuar në gurë, që paraqet një seri problematikash. Projekti që sapo kemi miratuar parashikon kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese në konstruksion, zëvendësimin e gurëve të dëmtuar, pastrimin e vegjetacionit etj”, – tha Margariti.

Ura ndodhet mbi lumin e Niçës në rrethin e Pogradecit. Nga ana kronologjike kjo urë daton në shekullin XVIII.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.