Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kukësi dhe Elbasani probleme nga reshjet e dendura, bllokohen rrugët, ARRSH: Udhëtoni me kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka këshilluar të gjithë përdoruesit e mjetëve që të udhëtojnë me kujdes në ditët me shi.

Me anë të një njoftimi, ARRSH bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarukullimin në akset nacionale.

Po ashtu, kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë.

Qarku i Kukësit është përfshirë prej dy ditësh tashmë nga moti i keq dhe me reshje të mëdha shiu, të cilat e kanë arritur kulmin e tyre gjatë orëve të natës që lamë pas e për pasojë ka pasur në shumë akse të zonës rrëshqitje masive të inerteve, që janë zbrazur në rrugë, duke sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Probleme ka dhe në Qarkun e Elbasanit, ku raportohet se në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh, që kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Bëhet me dije se në Bashkinë e Përrenjasit dhe në disa fshatra përreth ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Të pranishme janë problemet me fidrin nr.7 e nr.8 ku si pasojë ka mungesë furnizimi me energji në disa fshatra përreth, si dhe fidri nr.4 në Bashkinë Cërrik, i cili shkakton mungesa në Nj. Adm Mollas e Pishaj të Bashkisë Gramsh.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje  me intensitet mesatar, por pa penguar qarukullimin në akset nacionale  Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë  #UdhëtoniMeKujdesNëDitëtMeShi

 

j.l./ dita