Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kumanovë, vaksinimi pa pengesa, interesim edhe për dozën e tretë

Imunizimi masiv i popullatës me vaksinat anti-kovid, në rajonin e Kumanovës po rrjedh pa pengesa, dhe për të njejtin ekziston interesim.

Gjatë proçesit po aplikohen vaksinat “Pfizer” dhe “Astra Zeneca”. Deri më tani në këtë rajon janë vaksinuar 43.511 qytetarë me dozën e parë, 42.425 me dozën e dytë, kurse me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 30 qytetarë.

Por vlen të theksohet se krahas vaksinimit në Kumanovë, një numër i kumanovarëve janë vaksinuar edhe në Shkup si dhe në qytete të ndryshme të Serbisë, sidomos në periudhën kur ende nuk kishin arritur vaksinat në vendin tonë.“Interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është i madh, dhe po rrjedhë normal në të gjitha format që na takojnë si punkt i vaksinimit këtu në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, raporton tvfesta.

Është e rëndësishme të potencojmë faktin se përveç vaksinimit me dy doza, kemi interesim nga ana e qytetarëve edhe për marrejn e dozes së tretë e cila është e rekomanduar nga MSH, pra me vaksinën Pfizer mund të vaksinohen personat që kanë marrur dozën e dytë tani është në dispozicion edhe doza e tretë, duhet ta ken të qartë se duhet të kalojnë 6 muaj nga marrja e dozes së dytë”, – tha për TVM2, Fidan Ademi, mjek në “ISHP” – Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

Sa i përket vaksinimit tek moshat e reja, apo vaksinimit të fëmijëve Dr. Fidan Ademi, thotë se i njejti realizohet tek grupmoshat nga 12 deri 18 vjeç me vaksinat “Pfizer”, për çka edhe ka interesim.

“Ka prind të cilët diskutojnë, kërkojnë mendimin tonë si mjek se a është e sigurtë, dhe unë si mjek kisha thënë se vaksinat janë të sigurta si për moshat e reja, moshat e vjetra, grate shtatëzana, pa asnjë lloj dyshimi, konkluzionet të cilat cdo ditë i shohim në rrjete sociale dhe teoritë konspirative, u apeloj qytetarëve që mos të bien preh e tyre pasiqë ato janë vetëm shpekulime të pa baza dhe pa hulumtime shkecore.

Mendimi im si mjek professional është se çdo individ i cili dëshiron të vaksinohet duhet ta dijë se është për shëndetin e tij, familjes së tij, gjithashtu edhe për ne si mjek që po japim kontribut për shëndetin e të gjithëve”, tha për TVM2, Ademi.

Ndryshe, në rajonin e Kumanovës deri më tani 11.816 persona janë prekur nga virusi Korona, kurse aktualisht raste aktive janë 552./tvfesta