TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më pare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 104,55 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0,05 lekë dhe këmbehet me 121,63 lekë.

Paundi britanik krahasuar me të enjten, u ngjit në kuotën 144,30 lekë, duke shënuar një rritje me 0,16 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 113,98 lekë, ose 0,16 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.