Albania

Kurti për aksionin: Veprimet tona kanë goditur krimin, çështja nuk është Rakiç

PRISHTINË, 14 tetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur lidhur me deklaratën e ministrit të Komunitetit dhe Kthim Goran Rakiç i cili krahasoi aksionin e së mërkurës kundër kontrabandës “natë e kristaltë” dhe se serbët nuk durojnë më. Për këtë kryeministri tha se Qeveria me veprimet e tyre ka goditur nervin e çështjes e që është krimi i organizuar, korrupsion e kontrabanda dhe se këtu çështja nuk është Rakiçi, për çka lë të kuptohet se nuk do ta shkarkojë atë nga pozita aktuale.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës është në rrugën e drejtë dhe kjo se pikërisht për këtë Serbia e Aleksandër Vuçiçit nuk arrin që t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të ligjshme.

“Sa i përket pyetjes për ministrin Rakiç, më lejoni të them se Qeveria jonë me veprime tona ka goditur nervin e çështjes e ky është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandës. Me ç’rast për veç që po kemi sukses me hetime tona intensive, me policinë tonë profesionale  në të njejtën kohë po ndodhë një demaskim gjigand i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat ilegale në Kosovë. Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejt dhe pikërisht se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiçit nuk po arrin t’i mobilizoj serbët kundër veprimeve të ligjshme e të drejta të qeverisë sonë. Pra, ne kemi goditur nervin e çështjes, çështja nuk është Rakiç, shkarkimi i tij do ta bënte çështjen”, tha Kurti

Kurti ka ritheksuar se veprimet janë të drejta dhe se aty ku është Policia e Kosovës ka rend, ligj dhe qetësi.

“Ne jemi në të drejtën tonë. Policia e Republikës së Kosovës vepron në mënyrë korrekte dhe profesional dhe këtë e ka dëshmuar secilën herë dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen. Ku ka polici të Kosovës aty ka rend, ka ligj dhe ka edhe qetësi. Mos harroni që mbi 13 mijë e 400 targa të përkohshme ju ndanë veturave që hynë nga Serbia gjatë 13 ditëve pa asnjë incident të vetë. Tash zyrtarë të ndryshëm japin deklarata të ndryshme”, theksoi kryeministri Kurti.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Miranchuk's agent about Alexey's playing time: Serie A is a tough championship. Gasperini's totalitarianism and conservatism also play a role
Koeman will not be fired because of the defeat by Real Madrid. The future of the Barca coach depends on the matches with Rayo, Alaves and Dynamo Kiev
Real Madrid are masters of adaptations (and Modric is their king). Barcelona are hostages of Koeman's ideas (well, enough canopies already!)
Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0