PRISHTINË, 16 tetor /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.

Sipas njoftimit të qeverisë, drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.

Siç thuhet në komunikatë, nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe ranë dakord që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.