Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kush i gjeti të vdekur? Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e turistëve rusë në Kavajë. Ishin familje, prindërit, vajza dhe dhëndrri

Viktimat ruse në Qerret janë pjesë e një familje. Bëhet fjalë për prindërit, vajzën dhe dhëndrin që kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Pasi miqtë e tyre dhanë alarmin, ka qenë recepsionisti i hotelit që i ka gjetur trupat e pajetë të katër turistëve rusë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.

Burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se hetimet po kryhen në dy drejtime për rastin.

Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekspertizën e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun.

Paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza për analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës së hotelit.

Dyshohet se turistët kanë humbur jetën për shkak të temperaturës së lartë, e cila ul tensionin dhe si pasojë edhe sasinë e oksigjenit në gjak.

Për shkak të qëndrimit të gjatë brenda (rreth 80 minuta) nuk kanë mbijetuar. Mbetet pêr tu sqaruar nëse nuk ka funksionuar dera e saunas apo ka ardhur sic pretendon stafi i hotelit nga konsumi i alkoolit.

n.s. / dita