Albania

Kushi: 90% e mësuesve të vaksinuar

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, lidhur me masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2021 – 2022 në arsimin parauniversitar.

Ministrja Kushi informoi deputetët e komisionit lidhur me disa çështje që lidhen me hartimin e udhëzimeve, vendimeve dhe akteve ligjore, protokollet kundër situatës pandemike të COVID-19, infrastrukturën mësimore në shkolla, vaksinimin e mësuesve dhe përgatitjet për skenarët e zhvillimit të procesit mësimor, etj.

“Kemi filluar shumë herët punën për përgatitjet për vitin e ri shkollor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Të gjitha strukturat tona dhe institucionet e varësisë si Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore arsimore, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe me organet e vetëqeverisjes vendore në mënyrë që infrastruktura shkollore të bëhej gati”, u shpreh Kushi.

Ministria e pyetur lidhur me situatën e pajisjes me tekste falas për nxënësit, sqaroi se edhe këtë vit është arritur që të plotësojnë me tekste falas në përdorim të gjithë ciklin e arsimit bazë, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, madje për kategoritë në nevojë edhe tekstet për arsimin e mesëm.

Kushi tha se janë gjithsej 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që kanë përfituar tekste falas në përdorim.

Nisur nga situata aktuale, ministrja Kushi theksoi se janë përgatitur disa skenarë për këtë vit shkollor në varësi të situatës së pandemisë COVID-19 dhe në varësi të vendimeve që do të marrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Ne kemi përgatitur tre skenarë. Skenarin e mësimit me prezencë fizike, i cili po aplikohet sot, skenarin e kombinuar dhe skenarin e tretë që është skenari më i vështirë i mësimit online. Unë besoj që ne nuk do të arrijmë në skenarin më të vështirë të mësimit online, ndoshta as të mësimit të kombinuar edhe për shkak të vaksinimit të mësuesve. Rreth 90 për qind të mësuesve që sot janë në sistemin tonë parauniversitar janë të vaksinuar, pjesa më e madhe mbi 70 për qind me dy doza dhe pjesa tjetër kanë bërë dozën e parë dhe presin vaksinën e dytë. Nëse gjendja me COVID-19 përkeqësohet, ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Gjithashtu vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve nëse kthehemi në mësim online”, përfundoi ministrja Kushi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches