TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Zgjerimi i kredisë nga sistemi bankar është mbështetur nga kreditimi në monedhën vendase Lek.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia në lekë është rritur me 9 % në fund të muajit gusht të këtij viti.

Sipas BSH-së, pesha e monedhës vendase në portofolin e kredisë është zgjeruar në 52.6 %, nga 51.4 % që kishte qenë një vit më parë.

Zgjerimi i aktivitetit kreditues në monedhën vendase është mbështetur nga kushtet monetare lehtësuese, si dhe nga një përqasje më të kujdesshme ndaj kursit të këmbimit – veçanërisht e lidhur me kredinë për individë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.