Albania

Lista\ 633 kandidatët që testohen për shkencat mjekësore teknike

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, provimet e aftësimit praktik për infermierët, logopedët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorit dhe imazheristët e rinj do të zhvillohen në përputhje me rekomandimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sa i takon reduktimit të riskut për përhapjen e infeksionit. Janë 633 kandidatët që duke nisur nga java e ardhëshme do t’i nënshtrohen vlerësimit të praktikës profesinale, rezultatet e të cilës janë vendimtare për të vijuar me tej procedurat e për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit në këtë profile mjekësore.

Teksa ka shpallur listat e kandidatëve që janë kualifikuar për të hyrë në testin e vlerësimit të praktikës për secilin nga këto gjashtë specialitete mjekësore, Urdhri i Infermierit bën me dije se në zbatim të rregullave të përcaktuara për Covid-19, nuk do iu lejohet pjesëmarrja  në provim kush ka temperaturë me 37.5°C. Këta kandidatë do të duhet të presin sezonet e radhës që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm për të dhënë sërish këtë provim dhe vetëm më pas do të mund të vijojnë me procedurat për licencën profesinale, çka i hap udhë ushtrimit të profesionit në strukturat mjekësore publike dhe private në vend.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit të praktikës profesionale ndërmjet datave 24-31 tetor në secilin specialitet, ndërkohë që për secilin prej tyre është konfirmuar edhe data dhe ora e duhur se kur duhet të paraqiten para komisionit të ekspertëve për të zhvilluar provimin.

“Sa i takon kalendarit të testimeve bëhet e ditur se për profesionin mami provimi do të mbahet në datën 24 tetor, në Logopedi 25 tetor, për Teknik- imazherie në 26 tetor, për teknik-laboratori në datën 27 tetor, në Fizioterapi me 28 tetor, si dhe Infermieri e përgjithëshme në datat 29-31 tetor. Për provimet që do të zhvillohen nga datat 24-28 tetor kandidatët do të duhet të paraqiten në ambientet e Dispacerisë së Tiranës. Ndërsa testimet e datave 28-31 tetor do të zhvillohen në “Bookstore” tek Albanian University. Të gjithë praktikantët që kanë emrin në listat e mëposhtme, duhet të respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Covid-19 e që kanë të bëjnë me distancimin social (mbi 1.5m nga njëri-tjetri), kujdesin për masat e higjienës personale, si dhe zbatimin e protokollit në aktivitetet e përditshme. Në ditën e provimit duhet të keni me vete: Kartën e identitetit dhe atë të praktikantit, përparëse të bardhë, doreza lateks, maskë dhe stilolaps. Nuk do iu lejohet pjesëmarrja në provim kush ka temperaturë me 37.5°C”, bën me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

Praktika profesionale konsiderohet e kryer vetëm pas marrjes së vlerësimit pozitiv në këtë testim. “Vlerësimi i praktikës cilësohet pozitiv në rastet kur kandidati siguron nga komisioni 50-100 pikë. Kur kandidati vlerësohet me më pak se sa 50 pikë duhet të ripërsërisë provimin, por vetëm gjatë vitit të ardhëshëm, kohë në të cilën do të zhvillohet edhe sezoni i radhës i testimeve të praktikës”, përcaktohet në rregulloren e provimit.

Fizioterapi

Infermieri

Logopedi

Tek-Imazheri

Tek-Laboratori

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions