Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Liverpooli kryeson garën për transferimin e Kalvin Phillips

Liverpooli thuhet se është duke udhëhequr garën për transferimin e mesfushorit anglez të Leeds United, Kalvin Phillips.

Philipps ka shkëlqyer me Leedsin dhe kombëtaren e Anglisë duke u bërë njëri nga lojtarët më të preferuar të klubeve kryesore të Ligës Premier.

Megjithatë, tani thuhet se ka një skuadër favorite për shërbimet e tij.

Sipas mediumit The Daily Star, Liverpool po udhëheq garën për të nënshkruar me yllin e Leeds United, Kalvin Phillips.

Manchester Unitedi gjithashtu ka qenë i lidhur me 25-vjeçarin, por ai nuk do të dëshironte të transferohej në Old Trafford për shkak të rivalitetit të vjetër të klubit me Leeds.

Liverpooli do të ishte zgjedhja e parë e Phillips si destinacion i ardhshëm, por ai është ende nën kontratë me Leeds deri në vitin 2024 dhe ata tashmë kanë hapur bisedimet për një zgjatje.