Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Luarasi” trajnim me ekspertizë izraelite dhe certifikatë ndërkombëtare mbi sulmet kibernetike

Shoqëria po ekspozohet çdo ditë e më shumë ndaj rreziqeve të sigurisë kibernetike. Për këtë arsye, Universiteti “Luarasi” ka krijuar Akademinë e Sigurisë Kibernetike dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në këtë fushë.

Dekani i fakultetit të Teknologjisë, Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” Prof. Dr. Indrit Baholli tha se studentët do trajnohen përmes ekspertizës izraelite dhe do të pajisen me një certifikatë të njohur në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Pjesë e kursit, sipas dekanit mund të bëhen edhe gjimnazistët.

Profesor Dr. Hergis Jica, profesor në universitetin “Luarasi” tha se siguria kibernetike është një nga fushat më të rëndësishme dhe sot institucionet shtetërore edhe private po angazhohen për të rritur masat e sigurisë.

Prof. Dr Indrit Baholli tha se “Luarasi” synon të mbetet lider në fushën e sigurisë kibernetike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ai ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e kursit të Akademisë së Sigurisë Kibernetike.