Albania

Manastirliu nga Selenica: Ftesë për çdo grua, kryeni mamografinë në kohë

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, nga Selenica e Vlorës, i’u ka bërë thirrje të gjitha grave të kryejnë ekzaminimet në kohë për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të gjirit.

“Eshtë një muaj ndërgjegjësimi për të gjitha gratë që ende nuk e kanë kryer kontrollin periodik të gjirit apo mamografinë për t’u paraqitur pranë spitaleve rajonale apo në Tiranë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, në poliklinikën qendrore për të kryer sa më shpejt mamografinë. Por nga ana tjetër nëpërmjet dy mamografive të lëvizshme ne jemi në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të përcaktuar, për të kryer mamografinë afër vendbanimit. Sot jemi në Selenicë bashkë me strukturat tona të kujdesit shëndetësor, për të ftuar të gjitha gratë sipas planit individual të përcaktuar nga mjeku i familjes, për kryerjen e kontrollit periodik të gjirit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ka kërkuar mjekëve të familjes të bëjnë planifikime rigoroze për grupmoshat e përcaktuara për kryerjen e mamografisë, jo vetëm në muajin tetor.

“Është e rëndësishme për të theksuar që tashmë e kemi plotësuar të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale me mamografi. Ajo çfarë i kërkohet struktuarave të kujdesit shëndetësor, mjekëve të famijles, është planifikimi rigoroz për çdo grua për të kryer kontrollin periodik por gjithashtu edhe për të kryer ekzaminimin nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

14 njësi mamografie fikse dhe dy njësi të lëvizshme janë në dispozicion të grave afër vendbanimit, nga mëngjesi në mbrëmje, me orar të zgjatur, gjatë tetorit rozë, në këtë muaj ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit.

Njësitë e lëvizshme të mamografisë gjatë muajit tetor do të jenë të shpërndara sipas kalendarit në këto zona: 4 –10 tetor në Gramsh dhe Selenicë; 11-15 tetor në Pogradec dhe Mallakastër; 18-22 tetor në Prrenjas dhe Krujë; 25-29 tetor në Librazhd dhe Has./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches