Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Manastirliu takim me drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësor: Forconi kontrollet kundër Covid dhe riorganizoni strukturat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.Manastirliu shprehet se pas këtij takimi ka kërkuar riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, për të monitoruar zbatimin e masave anti-Covid.

Më tej ajo shprehet se me rëndësi është forcimi i kontrolleve në strukturat e shërbimeve publike dhe ato jopublike për të garantuar standarde cilësore.

“Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kërkova riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, në funksion të monitorimit të zbatimit të masave anti-Covid si dhe forcimin e kontrolleve në strukturat e ofruesve të shërbimeve publike dhe jo publike me qëllim garantimin e standardeve të cilësisë”, shkruan Manastirliu në “Facebook”.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi 217 raste të reja me Covid nga 2522 teste të realizuara.

Ndërsa 9 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.