Albania

Manja, me drejtuesit vendorë në Bulqizë: Vëmendje ndaj qytetarëve

TIRANË 9 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministri i Drejtësisë dhe njëherazi koordinatori i PS-së për qarkun Dibër Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit vendorë të Bashkisë Bulqizë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se mesazhi i ministrit të Drejtësisë Manjë ishte angazhim, përkushtim dhe vëmendje ndaj nevojave të qytetarëve.

“Ky ishte mesazhi që u nda me drejtuesit vendorë të Bashkisë Bulqizë, në një takim që zhvilluam me ministrin e Drejtësisë, njëkohësisht edhe kordinator i PS për qarkun Dibër, Ulsi Manja. Ky mandat duhet të vijojë me një vëmendje të shtuar ndaj nevojave të qytetarit dhe zbatimin e reformave për rritjen e nivelit të mirëqenies në çdo njësi administrative”, tha Alla.

“Përmirësimi i shërbimeve, infrastrukturës rrugore, shërbimeve shëndetësore, institucioneve arsimore dhe hapja e vendeve të reja të punës do të vijojnë të jenë prioritetet e këtij mandati. S’mund të ketë pushim nëse duam një votëbesim të qytetarëve për herë të katërt”, përfundoi Alla. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches